Radio Victoria

Sport

Xhoxhaj eliminohet në luftën e parë

Xhoxhaj eliminohet në luftën e parë
0
SHARES

Pjesëmarrësi i vetëm nga Kosova në turneun e njohur të boksit “Strandja”, Armend Xhoxhaj, është eliminuar qysh në sfidën e tij të parë.

Xhoxhaj që bokson në kategorinë deri në 91 kilogramë ka pësuar nga bullgari Nikolay Mutavski me rezultatin 12:10. Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën çerekfinale. Turneu “Strandja” që mbahet në Sofje të Bullgarisë është turneu më i vjetër i boksit amator në Evropë dhe vlerësohet si një prej turneve më të fortë, ku garojnë boksierë nga e gjithë bota.

Të mërkurën ishin eliminuar në sfidat e para edhe tre boksierët nga Shqipëria, Kristian Shytani (deri 64 kg), Asmer Bilalli (69 kg) dhe Bekim Vjerdha (81 kg). Shytani pësoi nga bullgari Ivo Yordanov me rezultatin 15:10, Bilalli humbi nga bullgari Nikolay Koyev me rezultatin 11:7, derisa Vjerdha nga rusi Vyacheslav Barsukov me rezultatin 14:5.


Lajmi i mëparshëm
Aliu, shqiptari i Egjiptit -200 vjet nga Ali Pasha
Lajmi i mëtejshëm
Për xhudistët shpërblimet e propozuara janë të papranueshme

Latest Comments