Radio Victoria

Ekonomi

Dogana hap tregun e mallrave të konfiskuara

Dogana hap tregun e mallrave të konfiskuara
0
SHARES

Dogana e Kosovës me datën 8 prill do të hapë dyert në Depon e Terminalit në Mitrovicë për myshterinjtë e saj. Aty do të shiten gjërat që janë konfiskuar nga doganierët.

Këtë herë, në shitje nëpërmjet një ankandi publik do të dalin shumë gjëra, kryesisht gjësende që gjenden nëpër kioska.

Peshqir, mbushës (karikues), syze dielli, lamela, thithëse elektrike, telefona, makina rrobaqepësie, bluza, etj, janë disa nga gjësendet që myshterinjtë do të mund t’i blejnë.

Për llojet e gjërave dhe çmimet e tyre, përveç ditës kur do të hapet ankandi, Dogana e Kosovës ka njoftuar në detaje gjithçka nëpërmjet një njoftimi në ueb-faqen e saj zyrtare. Në një listë të ndarë në 20 pjesë, përveç llojit të artikujve është paraqitur edhe sasia dhe çmimi. E, vlera fillestare e krejt produkteve është 7 326.10 euro.

Për 223 euro, Dogana ka menduar t’i shesë këto produkte: një mikroskop, katër këmbë për kamerë, një pjesë për veturë (2 stopa), një pompë uji, 24 zbukurime për fustane, një mbajtëse për syza, 83 copë syze dielli, një orë dore, dy DVD Player Red Star.

Para pak ditësh, Dogana pos gjërave të konfiskuara, në ankande publik ka nxjerr edhe rreth 20 vetura të saj, e nga të gjitha këto po ka edhe të hyra të kënaqshme.

Fllanza Mezini, zyrtare për informim në Doganën e Kosovës, tha për Indeksonline se mallrat qe konfiskohen me së shumti, kryesisht janë derivatet (naftë dhe benzinë), vajrat motorike dhe hidraulike, pije joalkoolike dhe alkoolike, prodhime higjienike, prodhime ushqimore, barna pa banderole, telefona celularë etj.

Mezini tregon se gjatë vitit 2012, nga procesi i shitjes nëpërmjet ankandit publik dhe ftesës me oferta, janë realizuar të hyra në shumë prej 335 847 euro.

Ndërkaq, gjatë tre muajve të parë të vitit 2013, Dogana ka realizuar të hyra në shumë prej 30 mijë e 677 eurove.

Ankande të tilla organizohen shumë shpesh. Mund të ndodhë që çdo një muaj Dogana i shet mallrat e konfiskuara. Madje, mallin mund ta blejnë edhe ata persona nga të cilët janë konfiskuar këto gjëra.


Lajmi i mëparshëm
Filip Vujanoviq rivotohet president i Malit të Zi
Lajmi i mëtejshëm
Vetvendosja, para se gjithash ka synim diskreditimin e qeverisjes

Latest Comments