Radio Victoria

Qendrore

Liderët e serbëve të veriut – për privilegje e refuzuan Marrëveshjen

Liderët e serbëve të veriut – për privilegje e refuzuan Marrëveshjen
0
SHARES

Liderët serbë nga veriu i Kosovës, duke hedhur poshtë Marrëveshjen e Brukselit, janë të frikësuar se do të humbasin pozitat dhe privilegjet të cilat i mbajnë që 12 vite, shkruajnë mediat e Beogradit.

Kështu, zëvendësdrejtori aktual i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Krstimir Pantic, ishte stipendist i qeverisë së Hashim Thaçit kur i duheshin paratë për studimet e doktoratës, shkruan Kurir. Pantic i justifikon këto para duke thënë se në atë kohë merrte vetëm 11.000 dinarë në muaj (afro 100 euro).

Në një deklaratë për Kuririn, Pantic thotë se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se harta e tij e pronave është qasshme për të gjithë.

“Nëse shteti ynë dhe e ardhmja e Serbisë varet nga katër kryetarë të komunave, atëherë i mjerë është shteti”, thotë Pantic i nevrikosur.

Kryetari i Këshillit Nacional Serb, Milan Ivanovic, që 12 vitet e fundit bleu patundshmëri, ndërsa sipas të dhënave të emisionit Insider, gjatë gjithë kohës ishte në listën e pagave të qeverisë së Kosovës. Këtë nuk e ka mohuar, por thotë se paratë asnjëherë nuk i ka tërhequr nga llogaria.

Sipas raporteve të mediave të huaja dhe të KFOR-it, thuhet se është Ivanovic ai që ka futur tarifat për futjen e kamionëve në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jaksic, madje ka patundshmëri në Londër, ndërsa po sipas raporteve të NATO-s, ai së bashku me Milan Ivanovicin është në bashkëpunim me strukturat kriminale lokale të cilat janë identifikuar si organizatorët kryesorë të krimit dhe trazirave në veri të Kosovës.

Kurir sjellë edhe pagat mujore të disa liderëve serbë nga Kosova.

Marko Jaksic, Qendra Shëndetësore në veri të Mitrovicës: 100,000 dinarë (1000 euro)
Anëtarët e këshillit serb: 30.000 dinarë (300 euro)
Krstimir Pantic, zëvendës drejtor i Zyrës për Kosovën: 130,000 dinarë (1300 euro)
Slavisa Ristic, kryetar ilegal i Zubin Potokut: 81.389 dinarë (813 euro)
Dragisa Milovic, kryetar ilegal i Zveçanit: 82.500 dinarë (825 euro)
Punëtorët e Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën e veriut: 40.000 dinarë (400 euro)
Dragisa Vasic, kryetari ilegal i Leposaviq: 97,000 dinarë (970 euro).


Lajmi i mëparshëm
KEK-u rrezikon miliona euro
Lajmi i mëtejshëm
Kosova alarmohet nga kanceri

Latest Comments