Radio Victoria

Qendrore

Sot e nesër Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”

Sot e nesër Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”
0
SHARES

Prishtinë, 3 qershor – Të hënë dhe të martën në Prishtinë, do të zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”. Ky forum, i organizuar me nismë të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, si dhe nga Këshilli Britanik dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, do të trajtojë një gamë të gjerë të marrëdhënieve duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi kanë një histori të gjatë të lidhjeve bilaterale dhe kanë shumë pika të përbashkëta të referencave kulturore.

Popullata shqiptare në Mal të Zi dhe popullata malazeze në Kosovë janë ura të lidhjes ndërmjet shteteve dhe mund të shërbejnë si platformë për krijimin e miqësisë së fuqishme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.

Një prej këtyre pikave të ndritura të historisë së përbashkët është njëri prej poetëve më të mëdhenj malazez, Radovan Zogoviq.

Zogoviq ka lindur në Mal të Zi, por ka jetuar në Kosovë, dhe në vitin 1932 ka shkruar për mizoritë e kryera nga ana e ushtrisë serbe kundër popullatës shqiptare në rajon. Më vonë, ai ka qenë një autor disident i ndaluar na regjimi komunist. Zogoviq ka ndërruar jetë në Beograd në vitin 1981, por dëshira e tij e fundit ka qenë që të varroset në Kosovën e tij të dashur.

Sot, kur dy vendet janë vendosmërisht të përkushtuara në rrugën drejt integrimeve evropiane, ato kanë bashkëpunim në rritje sidomos në fushat e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe politike.

Më 2013, do të hapen ambasadat e dy shteteve në dy kryeqytetet gjegjëse, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”, organizohet për të shënuar raportet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve në mënyrë që të shndërrohet në një platformë vjetore të shkëmbimeve.


Lajmi i mëparshëm
Shqiptarët "vërshojnë" Superligën e Zvicrës
Lajmi i mëtejshëm
Zyrtarët ndreqin veturat, nuk paguajnë borxhin

Latest Comments