Radio Victoria

Qendrore

Kuçi ftohet në Beograd?

Kuçi ftohet në Beograd?
0
SHARES

Prishtinë, 7 qershor – Përfaqësuesit ndërkombëtarë i janë rikthyer mundësisë së shkëmbimit të vizitave të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

Një delegacion i Qeverisë së Kosovës mund të qëndrojë në Beograd për të shënuar kështu vizitën e parë shtetërore të Kosovës në kryeqytetin serb. Gazeta “Tribuna” shkruan se delegacioni do të ishte i nivelit që ka diskutuar planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe do të kryesohej nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

Vizita, e cila është diskutuar në Bruksel dhe është propozuar nga Beogradi, është mirëpritur nga pala kosovare me disa kushte.

Sipas burimeve të gazetës, pala kosovare ka kërkuar që ftesa të jetë e nivelit të njëjtë, pra të bëhet nga zyra e zv/kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.


Lajmi i mëparshëm
Thaçi dhe Krasniqi do të komunikojnë më korrierë
Lajmi i mëtejshëm
Gjimnasjta seksi prishi martesën e Putinit?

Latest Comments