Radio Victoria

Qendrore

EULEX-i arreston një serb të dyshuar për vrasje

EULEX-i arreston një serb të dyshuar për vrasje
0
SHARES

Policia e EULEX-it ka arrestuar edhe një serb sot, në veri të Kosovës. Mediet serbe nuk e japin identitetin e plotë të të arrestuarit, por raportojnë se bëhet fjalë për V.N, punëtor i Postës së Serbisë.

Ndërkaq ato citojnë zëdhënësen e EULEX-it, Irina Gudeleviqin, se ai është arrestuar sipas kërkesës së një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe se bëhet fjalë për një person që kërkohej nga policia si i dyshuar për vrasje të rëndë, përpjekje për vrasje dhe shkaktim lëndimesh të rënda trupore.

eulex

Operacioni lidhet me krimet e luftës të kryera në pjesën veriore të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000.

I arrestuari është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë, ku do të merret në pyetje.


Lajmi i mëparshëm
Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni
Lajmi i mëtejshëm
Hapet edhe pusi i dytë si burim alternativ për furnizimin e qytetarëve me ujë

Latest Comments