Radio Victoria

Kryesoret

VIDEO-Thaçi flet pas takimit: Haradinaj i interesuar për pushtet, nuk foli për Demarkacionin dhe Asociacionin

VIDEO-Thaçi flet pas takimit: Haradinaj i interesuar për pushtet, nuk foli për Demarkacionin dhe Asociacionin
0
SHARES

Pas takimit me Presidenten, Thaçi tha se në takim, Ramush Haradinaj në asnjë çast nuk e ka hapur temën e demarkacionit e asociacionit. “Ne e kemi ftuar atë që të marrë pjesë në komisonet për verifikimin e këtyre marreveshjeve”, shtoi Thaçi. Ai tha të mos kenë biseduar për zgjedhjen e presidentit, pasi ajo çështje tashmë është e percaktuar me Kushtetutë.

Thaçi tha se  “riperseritëm zotimin tonë për vazhdimin e agjendës shtetrore të Republikës së Kosovës”

“Qyterarët e Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre dhe ne jemi të fokusuar për të punuar për jetën e qytetareve më të mire, për të punuar për implememtimin e MSA’së, liberalizimin dhe formimin e FAK’ut”, deklaroi ai.

“Në skenën politike të Kosovës vitet e fundit e kemi pasur një traditë të marrjes së vendimeve pa marrë parasysh prej pozitës që kemi qenë”, shtoi Thaçi, duke pohur se edhe ai kur ka qenë në opozitë ka marrë pjesë në disa procese të rëndsishme per vendin.
Ai tha se tash ky realitet ka ndryshuar, dhe për këtë e kanë parë të nevojshme që të ulen e të bisedojnë.


Lajmi i mëparshëm
Qindra shqiptarë po e braktisin Gjermaninë
Lajmi i mëtejshëm
Nënshkruhet marrëveshja që kufiri Kosovë-Maqedoni të kalohet me letërnjoftime

Latest Comments