Radio Victoria

Sport

Kosova në UEFA, lajm që shokoi Serbinë

Kosova në UEFA, lajm që shokoi Serbinë
0
SHARES

Mediat serbe publikuan lajmin për pranimin e Kosovës në UEFA. Papagajtë serbë, këtë lajm e pritën të shokuar. Përdorën shprehjet “skandal”, “e ashtuquajtura”, “megjithatë, Kosova në UEFA”. Gazeta online “Veçernje novosti” lajmin e titullon:SKANDAL U BUDIMPEŠTI: UEFA ipak primila tzv. Kosovo (Sknadali në Budapest: UEFA megjithatë pranoi të ashq. Kosovë), transmeton Indeksonline.

Kjo gazetë e nis lajmin mbrapshtë. Vajton Federatën e futbollit serb se ëshët e pabarabartë në luftën për pranimin e Kosovës në elitën e futbollit europian. Sipas kësaj gazete, në Kongresin e UEFA-s, të mbajtur në Budapest, delegatët e UEFA-së kanë refuzuar, që me votat e fshehta, të ndryshohet neni 5, pika 1 e Statutit të UEFA-s me të cilin do të pamundësohej anëtarësimi në UEFA të gjitha atyre shteteve të cilat nuk janë të njohura nga ana e OKB-së, mirëpo janë të njohura nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në kontinentin e Europës.

“VN” e zë në gojë deklaratën e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit. “Të gjitha federatat europiane nga sportet e tjera, si dhe Komiteti olimpik ndërkombëtar, e kanë pranuar Kosovën në gjiun e saj, e këtë Federata serbe nuk e lejoi tash katër vjet”, citohet të ketë thënë Vokrri.


Lajmi i mëparshëm
Tomislav Karadzic humb kontrollin pas pranimit të Kosovës në UEFA
Lajmi i mëtejshëm
“The Telegraph” zbulon problemin e BE-së me vizat pak para vendimit për Kosovën

Latest Comments