Radio Victoria

Qendrore

I ‘hoqi’ mandatin, PD kërkon t’i mbyllë Kokëdhimës derën e politikës

I ‘hoqi’ mandatin, PD kërkon t’i mbyllë Kokëdhimës derën e politikës
0
SHARES

Partia Demokratike duket se ka marrë shkas nga rasti i deputetit Koço Kokëdhima për të depozituar në Kuvend një amendament që i mbyll derën mundësisë për t’iu rikthyer politikës pas humbjes së mandatit.

Demokratët kanë deporizuar këtë të enjte në Parlament atë që e quajnë “amendamentin e dekusarizimit”.

Express mëson se bëhet fjalë për një ndryshim në Kushtetutë që PD-ja kërkon të bëhet, dhe që kontrektisht i referohet ndalimit të rikandidimit ose emërimit në funksione publike të atyre që humbasin mandatin e deputetit sepse shkelin Kushtetutën duke përfituar nga fondet publike…ose “duke zhvatur paratë dhe pasuritë publike të shqiptarëve”, siç shkruan kreu demokrat Lulzim Basha në një status në Facebook.

Amendamenti është “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

“Me bindjen se dekusarizimi i Kuvendit dhe jetës publike në vend, është masë plotësuese e reformës së dekriminalizimit, dhe hap jetik për mbrojtjen e interesit publik”, shkruan kreu i grupit parlamentar Edi Paloka në letër propozimin e kësaj nisme që i është dërguar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Kjo nismë është ndërmarrë nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.


Lajmi i mëparshëm
Thaçi: Nuk do të kthehem më në PDK
Lajmi i mëtejshëm
Jahjaga e pa punë, po e shijon jetën e natës

Latest Comments