Radio Victoria

Sport

UEFA letër Kosovës, e njofton për gjyqtarët

UEFA letër Kosovës, e njofton për gjyqtarët
0
SHARES

Para pak ditësh, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër nga UEFA, në të cilën jepen udhëzime për gjyqtarët kosovarë dhe instruktorët e tyre.

Pos tjerash, UEFA ka kërkuar që për fillim të trajnohen tre gjyqtarë (një kryesor dhe dy asistentë), të cilët do të jenë potencialë për të marrë thirrje ndërkombëtare, njofton Sheshi.

Atyre iu është treguar se si duhet vepruar në këtë periudhë para se të nisin me gjëra konkrete, derisa tashmë është caktuar edhe mentori i tyre.

Pasi kjo treshe të marrë stemën e FIFA-s, atëherë ekziston mundësia që numri i referëve të rritet, por shumëçka varet edhe nga paraqitja e gjyqtarëve të parë kosovarë që do ta përfaqësojnë Kosovën.


Lajmi i mëparshëm
Analisti nga Rusia: SHBA-ja plane për vendosjen e anti-raketorëve në Kosovë
Lajmi i mëtejshëm
Hofer: Kosova është Serbi

Latest Comments