Radio Victoria

Ekonomi

Thellohet kriza ekonomike në Rusi

Thellohet kriza ekonomike në Rusi
0
SHARES

Në vlerësimin e publikuar nga ekspertët në web faqen e Shkollës së Lartë të Ekonomisë, një ndër universitetet kryesore në Rusi, thuhet se ekonomia ruse ende nuk ka treguar sinjalet se ka dalë nga kriza.

Në vlerësim thuhet se të dhënat e publikuara në muajin maj, pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës, kriza ekonomike në vend është thelluar edhe më shumë.

Më tej bëhet e ditur se problemet buxhetore rajonale në Rusi janë ndër problemet më të mëdha ndërsa ky problem pengon investimet e reja.

Krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar ekonomia e vendit është zvogëluar për 2.5 përqind. Rritja e shpejtë në çmimet e naftës mund pjesërisht ta përmirësojë gjendjen, por u potencua se ende ekziston mundësia për rënien e çmimeve të naftës.

Presidenti rus Vladimir Putin në deklaratën e tij në muajin maj tha se ekonomia e vendit e ka kaluar pikën më të thellë.


Lajmi i mëparshëm
A e dini pse Dafina Zeqiri ka fshirë një klip të saj nga Youtube?
Lajmi i mëtejshëm
Haziri inspekton punimet në renovimin e teatrit të Gjilanit-Teatri krenarija qytetit

Latest Comments