Radio Victoria

Kryesoret

Marko Gjuriq e jep çmimin e “çlirimit” të Mitrovicës: nesër nisin bisedimet për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë!

Marko Gjuriq e jep çmimin e “çlirimit” të Mitrovicës: nesër nisin bisedimet për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë!
0
SHARES

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë në një intervistë për RTS-në se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe telekomunikacion.

Gjuriq ka folur edhe për hapjen e Urës mbi lumin Ibër. Ai ka thënë se ura po hapet për shkak të punimeve aty dhe gjatë gjithë kohës do të jetë i vendosur KFOR-i për patrullim në pjesën e Mitrovicës Veriore. Sipas Gjuriqit me këtë hap në Urën e Ibrit do të fillojë të “normalizohet” trafiku.

Gjuriqi  theksoi se Serbia është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë rënë dakord në Bruksel.

Ndërsa, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Serbi, Gjuriq tha se kryeministri, Aleksandar Vuçiq tri herë tashmë është takuar me Biden.

“Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mirë që është e mundshme me Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka që është në interes të popullit tonë”, ka thënë Gjuriq.


Lajmi i mëparshëm
Sot në Bruksel bisedohet për kodin telefonik për Kosovën
Lajmi i mëtejshëm
Fillon takimi Biden-Thaçi

Latest Comments