Radio Victoria

Kryesoret, VIP

Kjo është e vërteta e besimit fetar të Patrisit dhe Tunës

Kjo është e vërteta e besimit fetar të Patrisit dhe Tunës
0
SHARES

Muzicienti Patris Berisha ka qenë së fundmi subjekt i spekulimeve të vazhdueshme në media, kjo për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren kontraverse, Altuna Sejdi – Tuna.

Këngëtarja që po pret fëmijën e parë me muzicientin i cili më shumë u bë i njohur prej saj se se nga puna si muzicient në orkestrën e FSK-së, u sigurua që të rrëmbejë vëmendje në mbrëmjen finale të Kënga Magjike, shkruan Telegrafi.

Ajo barti vathë që zakonisht i bartin njerz të besimit të krishterë, por duket se Tuna këtë e kishte vetëm sa për të shtuar detaje në dukjen e saj mistike për interpretimin e baladës “Duam”.

Bukuroshja nxiti një varg mediash të spekulojnë se ajo ka ndërruar besim ani pse sipas burimeve të Telegrafit, familja e saj është muslimane.

Spekulimet e mediave shkuan aq larg sa që e konsideruan Patrisin si indikator të konvertimit të saj të mundshëm në besimin katolik, gjë që nuk qëndron sipas burimeve të Telegrafit.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Patrisi është musliman dhe rrjedh nga një familje muslimane.

Ai dhe Roberti janë djemtë e Tomorr Berishës, kompozitorit të njohur shqiptar, dhe janë rritur nga nëna e tyre Teuta.

Teksa spekulimet për përkatësinë fetare të dyshes vazhdojnë, ata po shijojnë jetën në çift dhe janë në pritje të një fëmiu, që sipas të tjera spekulimeve besohet se është i gjinisë mashkullore.


Lajmi i mëparshëm
Rritet numri i viktimave: 38 të vdekur, foto nga vendi i tmerrit në Stamboll!
Lajmi i mëtejshëm
Këta janë emrat më të çuditshëm të fshatrave shqiptare

Latest Comments