Radio Victoria

Kryesoret

Top Secret – A ishte kryeministri Isa Mustafa në dijeni për misionin sekret të Jabllanoviqit

Top Secret – A ishte kryeministri Isa Mustafa në dijeni për misionin sekret të Jabllanoviqit
0
SHARES

Burimet e inteligjencës ndërkombëtare, siç mëson Indeksonline, kanë arritur të marrin informacione ekzakte që ish ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Isa Mustafes, Aleksandar Jabllanoviq ka zhvilluar kontakte sekrete me përfaqësues të misionit sekret rus. Konkretisht, siç thuhet nga burimet e inteligjencës ndërkombëtare, me përfaqësuesin e shërbimit informativ ushtarak rus Georgi Kljeben, kurse në formë indirekte dhe direkte edhe me Andrej Lisovoj, shef i zyrës ruse në Prishtinë.

Siç pohohet nga burimet e inteligjencës ndërkombëtare, ish ministri i Isa Mustafes, Aleksandar Jabllanoviq ka përkrahur edhe kryetarin e ushtrisë te Kozakeve Viktor (Vladimiroviq) Zapatin, me gradë koloneli i cili dikur ka vizituar Kosovën dhe Serbinë.

Siç theksohet nga burimet e intelegjencës ndërkombëtare Aleksandar Jabllanoviq ka mbajtur ” lidhje” edhe me ish shefin e zyrës ruse në Kosove Andrej Shugorov.

“Përmes Aleksandar Jabllanoviqit, ish shefi i zyrës ruse në Prishtinë, Andrej Shugorov ka arritur të vizitoj nipin e tij në Vojvodinë (vajza e Shugurovit kishte vdekur në moshë të re dhe kishte një djalë) edhe pse dhëndri i tij (i Shugorovit) nuk kishte lejuar që ai të vizitoj nipin e tij, mirëpo Shugorov duke shfrytëzuar lidhjen e tij me Jabllanoviqin e përmes tij ministrin e mirëqenies sociale dhe për punë në qeverinë e Serbisë kishte arritur që të vizitojë nipin e tij në Vojvodinë”, thuhet nga burimet e intelegjencës ndërkombëtare.

Këto burime të inteligjencës ndërkombëtare pohojnë se vëllai i gruas së Shugorovit është ambasador i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë.

Burimet theksojnë se emri i plotë i ish Shugorovit është Andrey Yurjevic Shugorov, i cili ka qenë shef i zyrës ruse në Prishtinë.

Në raportet e burimeve të intelegjencës ndërkombëtare theksohet “këto forma të veprimit sekret mund të përshkruhen si forcim i faktorit rus në Kosovë përmes kanaleve sekrete të tyre”.

Përndryshe burimet e inteligjencës ndërkombëtare konfirmojnë se persona të shërbimeve sekrete ushtarake ruse vizitat e tyre i zhvillojnë në restoranet “Izvor” dhe ” Beli Dvor” dhe kryesisht voziten me “vetura të tipit  Tuareg me tabela diplomatike”, pohojnë burimet e intelegjencës ndërkombëtare/R.Victoria/


Lajmi i mëparshëm
Plaçkiten kosovarët nga komunat e tyre
Lajmi i mëtejshëm
Incident në mes të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës

Latest Comments