Radio Victoria

Gjilani

Flet Lutfi Haziri: PDK e prishi njëanshëm marrëveshjen

Flet Lutfi Haziri: PDK e prishi njëanshëm marrëveshjen
0
SHARES

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e Qeverisë e ka cilësuar si prishje të njëanshëm të marrëveshjes.

“Ne e kemi prit realisht pasi PDK-ja njëanshëm ka shkëputur marrëveshjen, pra ka qenë një rezultat i pritur. Pas bisedave që ne kemi pas, kanë qenë për marrëveshje pra lidhur edhe me marrëveshjen që LDK-ja ka nënshkruar në dhjetor të vitit 2014. Ndërkohë deputetët e PDK-së votuan sot, pra u pa që edhe ky është qëndrim i lidershipit të PDK-së, pra prej neve  është shkëputje e njëanshme e marrëveshjes së koalicionit”, ka thënë Haziri për Indeksonline.

Sipas tij LDK ka qenë i rregullt dhe se asnjëherë nuk kanë ndërhyrë në vendimet e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Është qëndrim i tyre, ne nuk kemi ndërhy asnjëherë në vendimet e LDK-së, por e kanë prishur marrëveshjen njëanshëm. Qeveria sot është ende qeveri në detyrë, nuk ka vakum institucional”, ka shtuar Haziri.

I pyetur nëse LDK-ja do të kandidoi sërish Isa Mustafën për kryeministër të vendit në zgjedhjet e qershorit, Haziri ka theksuar se një gjë e tillë nuk është diskutuar ende brenda LDK-së.

“Presidenti ka dekretuar shpërbërjen e Parlamentit, pritet nesër caktimi i datës së zgjedhjeve, LDK-ja është parti e cila ka filluar nga sot përgatitjen për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në mënyrë absolute LDK-ja e ka ndërtuar unitetin ditëve të fundit, javëve të fundit edhe në Grupin Parlamentar të saj , ne kemi ofruar unitet të plotë në përgatitjen e procesit zgjedhor”, ka thënë Haziri.

Ai është pyetur edhe për deklaratën e fundit të njërit prej deputetëve të LDK-së, se me rastin e prishjes së koalicionit dhe rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja nuk do e njoh presidentin Hashim Thaçi, Haziri ka thënë se për të gjitha këto çështje do të merren vesh ditëve në vazhdim.

“Të gjitha çështjet tjera do të sqarohen në ditët në vazhdim. Partnerët tanë që ishin deri sot e kanë ditur qëndrimin tonë kështu që gjithçka do të sqarohet në ditët në vazhdim”, ka përfunduar Haziri.


Lajmi i mëparshëm
Shala dhe Musliu bisedojnë për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës
Lajmi i mëtejshëm
Pajaziti: Rrëzimi i Qeverisë nuk ishte skenar i PDK-së

Latest Comments