Radio Victoria

Kryesoret

Presidenti e nënshkruan dekretin për shpërndarjen e Parlamentit (Dokument)

Presidenti e nënshkruan dekretin për shpërndarjen e Parlamentit (Dokument)
0
SHARES

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeverisë e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

Përmes këtij dekreti, i cili hyn në fuqi nga sot, shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Express e ka siguruar dokumentin e presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka dhënë nënshkrimin e tij për t’i dhënë fund Parlamentit.

“Presidenti Thaçi shpërndan legjislaturën e pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 10 maj – Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Kujtojmë se sot me 78 vota të deputetëve ra Qeveria Mustafa, ndërkaq presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. /GazetaExpress/

TEMAT:


Lajmi i mëparshëm
VIDEO-Pacolli: Me LDK’në koalicion, vetëm nëse unë jam kandidat për kryeministër
Lajmi i mëtejshëm
LDK thotë se nga sot s'e njeh Thaçin President

Latest Comments