Radio Victoria

Gjilani

Mobilizim i jashtëzakonshëm po mbretëron në LDK-në e Gjilanit

Mobilizim i jashtëzakonshëm po mbretëron në LDK-në e Gjilanit
0
SHARES

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK’së në Gjilan, njëherit nënkryetarit në nivel qendor, Lutfi Haziri, sot janë mbajtur një sërë takimesh, duke filluar me shtabin zgjedhor të degës, për të vazhduar me Kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas dhe atë të Rinisë.

Në këto takime, në të cilat morën pjesë edhe kandidatët për deputet të kësaj partie në Kuvendin e Republikës, përkatësisht Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi, krytari Lutfi Haziri theksoi se fryma mobilizuese e cila po mbretëron në LDK-në e Gjilanit, është garanca më e fortë për fitoren e madhe në Gjilan, Anamoravë dhe  mbarë Kosovën të Kolicionit të Besës dhe Shpresës.

Gjatë takimeve të sotme u vlerësua lartë programi i LDK-së, i cili buron nga kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti, për të cilin u tha se do të krijoj mirëqenie për qytetarët, rritje të ekonomisë e të vendeve të reja të punës.

Në takimet e shumta të Degës së LDK-së, në të cilat kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputet nga koalicioni i Besës dhe Shpresës, strukturat e LDK-së konfirmuan përgatitjet e larta për tubimin e parë me strukturat e partisë, i cili do të mbahet të dielën, në ora 17:00, në Teatrin e qytetit.

Në fund të takimeve, kryetari Lutfi Haziri tha se LDK e Gjilanit është në shërbim të të gjithë kandidatëve që vijnë nga kjo parti, duke i nxjerrë fitues të padiskutueshëm, të cilët do të jenë zëri më i mirë i Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës.

 

27.05.2017      Saranda Bllaca – zëdhënëse


Lajmi i mëparshëm
Vjen lajmi i parë i keq për Kosovën pas shpërbërjes së Kuvendit
Lajmi i mëtejshëm
VIDEO-Gjilan, PD del nga koalicioni me LDK-në

Latest Comments