Radio Victoria

Kryesoret

Dështon AKR-Përplasje brenda AKR-së në mes të Agim Bahtirit dhe Behgjet Pacollit

Dështon AKR-Përplasje brenda AKR-së në mes të Agim Bahtirit dhe Behgjet Pacollit
0
SHARES

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka arritur të marrë rreth 2 mijë vota në Mitrovicë, nga gjithsej 6184 vota të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, Mitrovica kandidatit për deputet nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i ka dhënë më pak se 2 mijë vota.

“Kanë mbetur të numërohen edhe votat në 60 vendvotime të vogla të cilat nuk ndryshojnë shumë numrin e përgjithshëm të kandidatëve, ndërsa deri tani janë gjithsej 1993 vota për kandidatin Bahtiri”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se zgjedhjet e mbajtura tre ditë më parë kanë shkaktuar përplasje të mëdha brenda AKR-së në mes të Agim Bahtirit dhe shefit të tij Behgjet Pacollit, ndërsa si rrjedhojë pritet largimi i Bahtirit nga kjo parti.


Lajmi i mëparshëm
15 qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit me një sërë aktivitetesh
Lajmi i mëtejshëm
BE: Presim nga krerët politik të formojnë sa më shpejtë Qeverinë

Latest Comments