Radio Victoria

Gjilani

U bë edhe Gjilani me lumë !

U bë edhe Gjilani me lumë !
0
SHARES

Qyteti i Gjilanit pothuajse u vërshua i tëri nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së sotme.

Përpos shiut, moti u përcjell edhe me breshër dhe shumë erëra.

Gjendja e rrugëve të Gjilanit pas këtyre reshjeve të shiut ishte pothuajse e tmerrshme, transmeton Indeksonline.

Madje në disa fotografi shihen edhe rrugët kryesore të qendrës së qytetit të cilat janë mbuluar nga të reshurat e shiut. Ishte edhe vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri i cili ka theksuar se tashmë janë fuqizuar mekanizmat për ndërhyrje dhe kishte publikuar numrat emergjent për çdo qytetarë që do të kishte nevojë.

lum 2

 


Lajmi i mëparshëm
BE: Presim nga krerët politik të formojnë sa më shpejtë Qeverinë
Lajmi i mëtejshëm
Trump bën thirrje për unitet pas sulmit ndaj senatorit republikan

Latest Comments