Radio Victoria

Gjilani

Zyrtare: LDK vendos- kandidatë për kryetarë të komunës në Gjilan Lutfi Haziri

Zyrtare: LDK vendos- kandidatë për kryetarë të komunës në Gjilan Lutfi Haziri
0
SHARES

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur për disa nga kandidatët për kryetarë të komunave.

Në një konferencë për media, vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka zbuluar disa nga emrat për kryetar të komunave.

Kësisoj, LDK-ja ka vendosur që të rikandidojë të gjithë kandidatët në komunat që tani udhëheq LDK-ja.

“Në Gjilan është Lutfi Haziri, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Istog Haki Rugova, në Podujevë Agim Veliu, në Ferizaj Muharrem Svarça, në Viti Sokol Haliti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Lipjan Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Dragash Selim Kryeziu, në Novoberë Bajrush Imeri, në Shtime Selim Shabani, në Kamenicë Shaip Surdulli”, ka bërë me dije Mustafa, transmeton ‘Indeksonline’.

Mustafa ka thënë se për Prishtinën dhe komunat tjera LDK-ja do të vendosë në ditët në vijim.


Lajmi i mëparshëm
Fëmija që po çmend beogradin: Ulet në lokal i veshur me “Shqipërinë e Madhe”
Lajmi i mëtejshëm
Serbet përshëndesin idenë e Vuqiçit, për nisjen e dialogut të brendshëm për njohjen e Kosovës

Latest Comments